• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryqi i Kuq: Huthët në Jemen liruan më shumë se 100 robër lufte

Kryqi i Kuq: Huthët në Jemen liruan më shumë se 100 robër lufte

 Kajro, 26 maj 2024 (MIA) - Kryengritësit Huthë në Jemen liruan më shumë se 100 robër lufte, bëri të ditur sot Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Të burgosurit janë liruar herët në mëngjes në Sana, e cila tani është nën kontroll të Huthëve. 

 "Shpresojmë se kjo e hap rrugën për lirim të mëtejshëm dhe siguron  qetësim për familjet të cilët me padurim e presin bashkimin e sërishëm me të afërmit e tyre", tha Dafne Maret, shefe e delegacionit të Kryqit të Kuq në Jemen.

Njëri nga të liruarit me probleme shëndetësore me automjet të ndihmës së shpejtë është transferuar në vendlindjen e tij në Jemen. 

 Besohet se ka edhe mijëra të robëruar nga lufta në Jemen që filloi në vitin 2014 mes keyengritësve të mbështetur nga Irani dhe qeveria e mbështetur nga Arabia Saudite.

 Shumë prej tyre konsiderohen të zhdukur.

Foto: EPA

  
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR