• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i Japonisë anulon udhëtimin e planifikuar shkaku i rritjes së rrezikut të një tërmeti potencial të fuqishëm

Kryeministri i Japonisë anulon udhëtimin e planifikuar shkaku i rritjes së rrezikut të një tërmeti potencial të fuqishëm

Tokio, 9 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri japonez Fumio Kishida ka anuluar udhëtimin e planifikuar katërditor në Kazakistan, Uzbekistan dhe Mongoli për shkak të rrezikut të një tërmeti potencial të fuqishëm në një zonë të madhe të Oqeanit paqësor afër Japonisë qendrore.

Agjencia meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​​​udhëzimin e parë të tillë për zonat përreth si Nankai, disa orë pasi tërmeti me magnitudë 7.1 sipas Rihterit dje goditi pjesën jugperëndimore të vendit.

Pasi mori pjesë në ceremoninë paqësore në Nagasaki me rastin e shënimit të 79-vjetorit të bombardimeve atomike amerikane, Kishida në konferencë shtypi tha se ka anuluar udhëtimin jashtë vendit që të "fokusohet në reagimin e qeverisë dhe përhapjen e infiormacionevëe" për një tërmet potencial të madh.

"Si një funksionar i lartë i ngarkuar për menaxhim me krizave në vend, si një masë paraprake shtesë duhet të qëndroj në Japoni për të paktën një javë ose më shumë", ka thënë Kishida. Agjencia meterologjike i bën thirrje publikut të përgatitet për një "skenar të tillë".

Sonte ai pritet të marrë pjesë në samitin e parë të Japonisë me shtetet e Azisë qendrore si

Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit dhe të lëshojë një deklaratë të përbashkët.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR