• e martë, 06 gusht 2024

Kronologji e kryengritjeve dhe grusht shteteve në Bangladesh

Kronologji e kryengritjeve dhe grusht shteteve në Bangladesh

Daka, 5 gusht 2024 (MIA) - Dorëheqja e kryeministres së Bangladeshit, Sheik Hasina Vazed, pas një jave protestash të dhunshme u publikua sot në një fjalim televiziv nga shefi i ushtrisë. Vëmendja është përqendruar sërish te historia e këtij vendi, e mbushur me kryengritje politike dhe grusht shteti.

Rojters i theksoi pikat kthese të mosmarrëveshjeve në vend.

Në vitin 1975

Kryeministri i parë i Bangladeshit, Sheik Muxhibur Rahman, babai i Hasinës, është vrarë së bashku me shumicën e familjes së tij në grusht shteti që çoi në një periudhë të gjatë sundimi ushtarak. Pas dy grushteve të tjera atë vit, gjenerali Zaur Rahman erdhi në pushtet në nëntor.

Në vitin 1981

Zaur Rahnman është vrarë nga kryengritësit në shtëpinë qeveritare për të ftuar në qytetin Çitagong, ku ka jetuar. Besohet se dhuna ka qenë pjesën e një grupi të vogël të oficerëve të armatës, por vetë ushtria ka mbetur besnike dhe kryengritja është shuar.

Në vitin 1982 

Abdus Satar, që e trashëgoi Rahmanin, është ndërruar me puç të përgjakshëm nga Husein Ershad, i cili i ka ndërmarrë funksionet e liderit kryesor ushtarak dhe më vonë e ka ndërmarrë kryesinë.

Në vitin 2007 

Komandanti suprem i armatës organizoi grusht shtet dhe e mbështet qeverinë kalimtare, e cila e drejton vendin në dy vitet e ardhshme, derisa Hasini erdhi në pushtet në vitin 2009.

Në vitin 2009

Pakënaqësia me pagat dhe kushtet e jetesës çoi në një kryengritje nga forcat paraushtarake, në të cilën më shumë se 70 njerëz, shumica prej tyre ushtarakë, u vranë në kryeqytetin, Daka. Kryengritja u përhap në dhjetëra qytete dhe përfundoi pas gjashtë ditësh, kur rojet e zemëruar u dorëzuan pas një sërë bindjesh.

Në vitin 2012

Ushtria e Bangladeshit thotë se ka dështuar një përpjekje për grusht shteti nga ushtarë në pension dhe aktivë, të motivuar nga fushata e vendit për të futur sheriatin - ligjin islamik.

Në vitin 2024

Shefi i forcave të armatosura të Bangladeshit, gjenerali Vahar-uz-Zaman, tha se Hasina kishte dhënë dorëheqjen mes protestave të dhunshme kundër futjes së sistemit të kuotave dhe se një qeveri kalimtare do të formohej për të drejtuar vendin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR