• e mërkurë, 07 gusht 2024

Mediumet shqiptare: Për gjashtë ditë në vendkalimin Qafë Thanë kanë kaluar mbi 70 mijë udhëtarë

Mediumet shqiptare: Për gjashtë ditë në vendkalimin Qafë Thanë kanë kaluar mbi 70 mijë udhëtarë

Dibër, 6 gusht 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Qafë Thanë" në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në Strugë, nga 30 korriku deri 4 gusht janë regjistruar mbi 70 mijë udhëtarë, që është për 20 për qind më tepër në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

"Për shkak të sezonit turistik veror dhe arritjes së mërgimtarëve në vendlindje, në të dy vendet, numri i tyre është në rritje të vazhdueshme. Sipas informatave nga organet kompetente, bëhet fjalë për kapacitet të plotë dhe shpesh me procedurë të përshpejtuar që të mos krijohen radhë dhe pritje", njoftuan mediumet shqiptare.

Frekuenca më e madhe është vërejtur të dielën, më 3 gusht kur kufirin e kanë kaluar 13.828 udhëtarë, prej tyre për hyrje në territorin shqiptar 8.217, ndërsa për dalje 5.611 udhëtarë. bsh/

Foto: Policia kufitare e Shqipërisë

QËNDRONI TË LIDHUR