• e mërkurë, 07 gusht 2024

Korriku i këtij viti më i nxehti në Greqi gjatë 64 viteve të kaluara

Korriku i këtij viti më i nxehti në Greqi gjatë 64 viteve të kaluara

Athinë, 6 gusht 2024 (MIA) - Korriku i këtij viti ishte muaji rekord më i nxehtë në Greqi në periudhën nga viti 1960 deri në vitin 2024, në bazë të të dhënave meteorologjike të analizuara nga ekipi shkencor i Observatorit Kombëtar në Athinë dhe portalit "Meteo", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Sipas të dhënave, muaji i kaluar në Greqi u karakterizua me periudha të gjata me temperatura të larta të cilat zgjatën shumë ditë, duke i tejkaluar temperaturat normale për periudhën konkrete të vitit në gjithë vendin. 

Temperatura mesatare në korrik ishte për 2,9 gradë Celsius më e lartë se vlera mesatare në periudhën 1991-2020 dhe për 0,3 gradë më e lartë se korriku më i nxehtë paraprak i vitit 2012. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR