• e mërkurë, 07 gusht 2024

Kiev: Një sulm rus me raketa në qytetin ukrainas Harkov dëmtoi një institucion mjekësor

Kiev: Një sulm rus me raketa në qytetin ukrainas Harkov dëmtoi një institucion mjekësor

Kiev, 6 gusht 2024 (MIA) - Në një sulm rus me raketa sot në qytetin Harkov në verilindje të Ukrainës, është dëmtuar një institucion mjekësor, ka shkruar kryetari i qytetit në aplikacionin Telegram.

Guvernatori rajonal i rajonit Harkov tha se dy persona po mjekohen për reagime akute stresi dhe shtoi se mund të kishte më shumë njerëz nën rrënoja.

Autoritetet lokale më parë kumtuan se sulmi ka shkaktuar edhe zjarr në pjesën qëndrore të Harkovit.

Qyteti është vetëm 30 kilometra nga kufiri me Rusinë dhe ka qenë nën sulme të shpeshta që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR