• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni zgjedhor i Venezuelës i ka dorëzuar të jgitha procesverbalet deri te Gjykata supremne për konfirmim

Komisioni zgjedhor i Venezuelës i ka dorëzuar të jgitha procesverbalet deri te Gjykata supremne për konfirmim

Karakas, 6 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit zgjedhor të Venezuelës, Elvis Amoroso mbrëmë kumtoi se Gjykatës supreme ia ka dorëzuar të gjitha procesverbalet nga zgjedhjet presidenciale, prej të cilit presidenti Nikollas Maduro ka kërkuar ta zyrtarizojë fitoren e tij të kontestuar.

"Gjithçka që ka kërkuar gjykata më e lartë, u dorëzua", tha Amoroso.

Opozita vlerëson se edhe Komisioni shtetëror i zgjedhjeve është lojal ndaj pushtetit.

Bëhet fjalë për procesverbale nga çdo vendvotim veçmas, të cilat opozita dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare i kërkojnë për të dëshmuar pohimin e tyre se në zgjedhjet, të mbajtura më 28 korrik, ka fituar kandidati i opozitës, Edmundo Gonzales. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR