• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski pas vizitës së punës në Paris: Bashkëpunimi kyç për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë në Evropë

Kovaçevski pas vizitës së punës në Paris: Bashkëpunimi kyç për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë në Evropë

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski e vlerësoi si të suksesshëm vizitën e punës në Paris në kuadër të së cilës, siç deklaroi, ka bieduar me shumë liderë të shteteve dhe qeverive për sfidat globale, ka pasur takim me një diplomat të lartë amerikan, ndërsa gjatë vizitës zyrtare në UNESKO është drejtuar në gjuhën maqedonase.

"Më vjen mirë që gjatë vizitës sime të punës në Paris kisha mundësi të jem kryeministri i parë maqedonas që kishte takim të parë zyrtar me drejtotreshën e UNESKO-s dhe me këtë rast të drejtohem në gjuhën maqedonase para përfaqësuesve të vendeve-anëtare, në konferencën vjetore  të UNESKO-s. Në takim me drejtoreshën patëm mundësi të bisedojmë në lidhje me Rajonin e Ohrit, i cili e mban statusin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore dhe kuptohet biseduam për hapat e mëtejshëm lidhur me mbrojtjen dhe avancimin e këtij rajoni të rëndësishëm botëror", tha Kovaçevski

Ai ka qenë në darkë pune tek presidenti i Francës, Makron, në të cilin, siç informoi kanë marrë pjesë presidentë dhe kryeministra të vendeve tjera.

"Kanë marrë pjesë edhe kryetarë dhe drejtorë të institucioneve ndërkombëtare që janë të një rëndësie jashtëzakonisht të madhe si për ne ashtu edhe për të gjitha vendet e Evropës dhe botës. Biseduam për zhvillimet aktuale që janë të rëndësishme për rajonin dhe Evropën, në dritën e luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Afërt. Ne kemi mundur të shkëmbejmë përvoja në drejtim të përballjes me sfidat që kanë të gjitha vendet dhe përpjekjet e përbashkëta që ne të gjithë bëjmë. I pranishëm ishte edhe kryetari i Këshillit Evropian, presidentë dhe kryeministra të vendeve anëtare të BE-së, me të cilët mund të diskutonim për Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili ka filluar të shndërrohet në plane veprimi, për të cilat do të vijojnë aktivitetet në periudhën e ardhshme", theksoi kryeministri.

Gjatë ditës së djeshme ai mori pjesë në hapjen e Forumit të 6-të paqesor të Parisit, në të cilin presidenti francez ishte nikoqir, ndërsa kanë marrë pjesë edhe presidenti dhe kryeministra të një numri të madh të shteteve, duke përfshirë edhe përfaqësues të organizatave tjera ndërkombëtare dhe financiare.    

Sipas tij, Forumi paqesor i Parisit paraqet vend të shkëlqyer ku mund të shkëmbehet një numër i madh i përvojave mes të pranishmëve dhe në të cilin bisedohet për avancim të bashkëpunimit të përbashkët.

"Kisha takim edhe me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë të SHBA-së, O'Brajan, me të cilin kemi biseduar për bashkëpunimin dypalësh mes shtetit tonë dhe SHBA-së, me të cilin kemoi dialog strategjik, si dhe për dinamikën e temave më të rëndësishme politike dhe ekonomike në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor", nënvizoi Kovaçevski. mb/

Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR