• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kovaçevski për MIA-n: Do të shkojmë me kandidatin tonë në zgjedhjet presidenciale

Kovaçevski për MIA-n: Do të shkojmë me kandidatin tonë në zgjedhjet presidenciale

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në intervistë për MIA-n, i pyetur se kur do të dihet kandidati presidencial i partisë, thotë se kandidati i tyre do të ndajë vlera evropiane dhe nuk do t'i dnajë qytetarët në asnjë bazë, suke shtuar se presidenti aktual, Stevo Pendarovski gjatë pesë viteve të kaluara e ka kryer funksionin në mënyrë të shkëlqyeshme.

"Për momentin nuk do të doja të theksoj se asnjë kandidat duke pasur parasysh atë se kjo nuk është as statutare, nuk është as etike nga ana ime. Megjithatë, vetëm do të theksoj se, meqenëse më së shumti pyetje sillen rreth asaj nëse presidenti Pendarovski do të shkojë për mandat të dytë,  unë konsideroj se ai shkëlqyeshëm e e ka kryer funksionin e vet gjatë pesë viteve të shkuara, i ka përfaqësuar mu vlerat të cialt unë i thash tnai, ndërkaq të cialt i ndan edhe partia jpnë, vlerat të cilat i ndan edhe koalicioni ynë, përkatësisht partnerët e koalicionit të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë", deklaroi Kovaçevski për MIA-n në përgjigje të pyetjes sa kandidatë kanë hyrë në rrethin më të ngushtë dhe kur do të kumtohet emri i tij.

Kovaçevski shtoi se është e qartë se çfarë do të jetë profili i presidentit që do ta propozojnë, përkatësisht, do të ndajë vlera evropiane, do të angazhohet për rrumbullakësim të procesit të integrimeve evropiane të shtetit deri në vitin 2030 i cili nuk do t'i ndajë qytetarët në asnjë bazë, jo vetëm etnike, por edhe për nga çfarëdo përkatësie të cilit do qytetar të shtetit tonë.

"Konsideroj se Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë është partia e vetme e cila mund të japë një kandidat të tillë dhe u konfirmua në të kaluarën se kandidatët të cilët ishin propozuar nga LSDM-ja, dhe të cilët janë bërë presidentë të shtetit, kanë prëfaqësuar mu vlera të tilla. Ne jemi koalicion i cili ka numër më të madh të partive politike në të dhe konsideroj se gjithashtu në atë mënyrë do të vazhdohet edhe politika e marrëdhënieve të mira fqinjësore, politika e marrëdhlnieve të shkëlqyeshme ndëretnike në shtet dhe gjithsesi politika e marrëdhënieve të shkëlkqyeshme me partnerët strategjik me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian", shtoi Kovaçevski.

Thotë se mes kandidatëve janë edhe ish-kryetarë të partisë, ish-kryetarë të shtetit, ish-sekretarë të partisë dhe anëtarë të shquar të komunitetit, si për shembull ish-gjykatës të shquar...

Kovaçevski theksoi se do të shkojnë me kandidat të vet për president, i cili, siç tha, do të mbështetet nga një numër i madh i partnerëve të tyre të koalicionit.

Intervista në tërësi, së bashku me video materialin do të publikohet të shtunën. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR