• e premte, 05 dhjetor 2025

Koncert i orkestrave ushtarake të Armatës dhe Vermontit, SHBA

Koncert i orkestrave ushtarake të Armatës dhe Vermontit, SHBA

Shkup, 25 maj 2025 (MIA) - Në prag të stërvitjes "Immediate Response 25" orkestrat ushtarake të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Vermontit, SHBA, sot do të mbajnë koncert një orësh në Parkun e Frankofonisë në Shkup.

Nga zyra për marrëdhënie me opinionin e Shtatmadhorisë së Armatës njoftuan se si pjesë e bashkëpunimit të armatës së dy vendeve aleate, para fillimit të aktiviteteve të mëdha stërvitore orkestrat ushtarake tradicionalisht mbajnë koncerte të përbashkëta.

"Duke konfirmuar miqësinë tridekadëshe në frymën e bashkëpunimit, realizimi i koncertit të përbashkët me Armatën e Vermontit, plotësisht përforcon lidhjet ndërmjet dy armata dhe shteteve aleate", qëndron në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR