Regjim i posaçëm i komunikacionit në disa lokacione në Shkup
- Në Shkup sot në disa lokacione do të ketë një regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të mbajtjes së një ndeshjeje hendbolli, një garë humanitare dhe një garë atletike.
- Post By Sara Ademi
- 09:56, 25 maj, 2025
Shkup, 25 maj 2025 (MIA) - Në Shkup sot në disa lokacione do të ketë një regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të mbajtjes së një ndeshjeje hendbolli, një garë humanitare dhe një garë atletike.
Për shkak të garës së atletikës sot nga ora 07:30 deri në orën 10:30 në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në komunën e Aerodromit.
"Gara atletike në rrugë me pozicion fillim-finish në blvd. "Jane Sandanski", ku garuesit do të lëvizin në një pjesë të bulevardit "Jane Sandanski" (korsia e djathtë e parë në drejtimin lindje-perëndim) në segmentin nga kryqëzimi me blvd."Serbia" dhe blvd. "Video Smilevski Bato" deri në kryqëzimin me rrugën "Vlladimir Komarov", në një pjesë të rrugës "Vasko Karangelevski" (në të dy drejtimet e lëvizjes) në segmentin nga kryqëzimi me blvd."Jane Sandanski" deri në kryqëzimin me blvd."ASNOM" dhe në një pjesë të blvd. "ASNOM" (korsia e djathtë e parë në drejtimin lindje-perëndim) në segmentin nga kryqëzimi me blvd. "Kiro Gligorov" dhe blvd. "Serbia" deri në kryqëzimin me rrugën "Vasko Karangelevski" në Shkup. Për këto arsye, Njëti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku, duke e ridrejtuar trafikun në rrugët përreth", informon Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga Vodno e Mesme deri në manastirin Shën Pantelejmon në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të garës humanitare me fillim në orën 10:00.
"Gara humanitare mbahet për të shënuar Ditën e Evropës, e titulluar "Të gjithë për Koçanin - vrapojmë së bashku", me një itinerar nga parkingu i poshtëm i Vodnos së Mesme përgjatë rrugës rajonale (P2138) deri në parkingun e Manastirit të Shën Pantelejmonit dhe anasjelltas. Për këto arsye, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm në komunikacion, me trafik që do të ridrejtohet në rrugët përreth", njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjithashtu, sot në Shkup do të ketë një regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të ndeshjes ndërkombëtare të hendbollit mes "Alkaloid" dhe AEK nga Greqia.
"Me fillim nga ora 20:30 në Qendrën sportive "Boris Trajkovski" do të mbahet një ndeshje sportive ndërkombëtare ndërmjet KH Alkaloid nga Republika e Maqedonisë dhe KH AEK nga Republika e Greqisë. Për këto arsye, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët drejt dhe rreth qendrës sportive", njoftoi MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohen dy garat, si dhe apelojnë qytetarët që në afatin e caktuar kur po zhvillohet ndeshja e hendbollit, nëse nuk kanë nevojë, të mos i parkojnë automjetet pranë qendrës sportive. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s