Koshta dhe Fon der Lajen: BE-ja pret angazhim pozitiv me administratën e Trampit
- SHBA-ja është një prej partnerëve tanë më të afërt dhe ne jemi të përkushtuar në prëforcimin e lidhjes transatlantike, ceket në kumtimin identik në X të kreut të Këshillit të BE-së, Antonio Koshta dhe të kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:55, 10 janar, 2025

Bruksel, 10 janar 2025 (MIA) - SHBA-ja është një prej partnerëve tanë më të afërt dhe ne jemi të përkushtuar në prëforcimin e lidhjes transatlantike, ceket në kumtimin identik në X të kreut të Këshillit të BE-së, Antonio Koshta dhe të kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.
"Për ne në BE është me rëndësi thelbësore t'i mbrojmë dhe përforcojmë vlerat tona themelore demokratike, ta bëjmë ekonominë tonë më konkurruese dhe të qëndrueshme, ta zgjerojmë rrjetin tonë global të partneriteteve dhe të investojmë më shumë në sigurinë tonë", ceket në kumtim.
Koshta dhe Fon der Lajen theksojnë se BE-ja çdoherë do t'i mbrojë qytetarët e vet dhe integritetin e demokracive dhe lirive evropiane.
"Me padurim presim angazhim pozitiv me administratën e ardhshme amerikane, në bazë të vlerave dhe interesave tona të përbashkëta. Në një botë të ashpër, Evropa dhe SHBA-ja janë më të fuqishme së bashku", shtohet në kumtimin identik të Koshtës dhe Fon der Lajenit.
Kumtimi vjen në prag të ndërmarrjes së detyrës së presdientit të SHBA-së nga ana e Donald Trampit dhe në kushte të tensioneve të rritura në marrëdhëniet transatlantike pas deklaratave të tij për kontroll ndaj ishullit danez Grenlandë dhe kërcënimet e drejtuara nga ana e zëvendësit të tij Xhej Di Vens nëse Brukseli ndërmerr sanksione kundër platformës X dhe pronarit të saj Ilon Mask.
Trampi në fillim të javës deklaroi se nuk mund të përjashtojë përdorimin e "forcës ushtarake apo detyrimit ekonomik" kur bëhet fjalë për ndërmarrje të kontrollit ndaj Grenlandës dhe Kanalit të Panamasë nga ana e SHBA-së, duke shtuar se këto dy territore i nevojiten vendit për "siguri të vet ekonomike".
Nënpresidenti i sapozgjedhur Vens, ndërkaq, deklaroi se mbështetja amerikane për NATO-n duhet të varet nga ajo se çfarë masa do të ndërmarrë Bashkimi Evropian për rregullim të X dhe Mask, i cili gjatë ditëve të kaluara kritikoi publikisht disa liderë evropianë dhe e mbështeti të djathtën ekstreme gjermane AFD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor të vitit të kaluar Mask e mbështeti Trampin dhe mori pjesë në fushatën e tij. Komisioni evropian për momentin po zhvillon hetim kundër rrjetit X për shkak të përhapjes së dezinformatave dhe fjalorit urrejtës, që mund të përfundojë me sanksionim të rrjetit social. ab/
Foto: ЕNR