• e shtunë, 15 shkurt 2025

Komunikacioni zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa, dukshmëri e ulët në disa akse rrugore për shkak të mjegullës

Komunikacioni zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa, dukshmëri e ulët në disa akse rrugore për shkak të mjegullës

Shkup, 15 shkurt 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

Siç kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë në raportin e paradite, për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëri të ulët nga 80 deri 100 metra ka në Krushevë, nga 20 deri 30 metra në Mavrovë, deri 80 metra në qafën malore Strazhë dhe nga 20 deri 30 metra në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit - në lëvizjen nga fshati Gajre deri në Kodrën e Diellit. 

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizmit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paarqitje të shembjeve.

"Kjo posaçërisht u rreferohet akseve Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë", thekson LAMM. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR