Komuna e Gostivarit miratoi buxhetin prej 27 milionë eurove, buxheti më i madh në historinë e Gostivarit
- Sot, Këshilli i Komunës së Gostivarit me 20 vota "për" votoi buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2025.
- Post By Besnik Shuki
- 15:22, 30 dhjetor, 2024
Shkup, 30 dhjetor 2024
Sot, Këshilli i Komunës së Gostivarit me 20 vota "për" votoi buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2025.
Buxheti për vitin 2025 është rreth 27 milionë euro dhe është buxheti më i madh në historinë e Komunës së Gostivarit.
Hartimi i buxhetit vjen pas një debati publik të Komunës së Gostivarit me bashkësitë lokale, qytetarë, organizata qytetare, klube sportive dhe pale të interesuara dhe prek sfera të ndryshme me qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve.
Komuna e Gostivarit
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.