• e martë, 03 shkurt 2026

Kina ekzekutoi edhe katër anëtarë të një grupi kriminal me seli në Mianmar

Kina ekzekutoi edhe katër anëtarë të një grupi kriminal me seli në Mianmar

Taipei, 2 shkurt 2026 (MIA) – Katër anëtarë të një familjeje mafioze, të dënuar për shkaktimin e vdekjes së gjashtë shtetasve kinezë dhe për kryerjen e mashtrimeve dhe lojërave të bixhozit nga Mianmari me vlerë mbi katër miliardë dollarë, janë ekzekutuar në Kinë, njoftuan sot autoritetet kineze.

Gjykata Popullore në Shenzhen, në jug të Kinës, sot publikoi se ekzekutimet janë kryer, pa precizuar vendin.

Kjo vijon pas publikimit të javës së kaluar se 11 persona, të akuzuar për drejtimin e një qendre për mashtrime në Mianmar, në kufi me Kinën, janë ekzekutuar. Gjykata në Shenzhen dënoi pesë persona, përfshirë anëtarë të famshme të familjes mafioze Bai, me vdekje në nëntor për drejtimin e qendrave të mashtrimeve dhe kazinove.”

Një nga patriarkët e dënuar të grupit, Bai Suoçeng, vdiq pas shpalljes së dënimit, njoftoi gjykata.

Grupi kishte themeluar qendra në rajonin Kokang në Mianmar, që kufizohet me Kinën, dhe ishte akuzuar për drejtimin e operacioneve të bixhozit dhe mashtrimeve nga aty, duke përfshirë rrëmbimin, shantazhin, prostitucionin e detyruar dhe prodhimin dhe kontrabandimin e drogës.

"Ata i kanë mashtruar viktimat për më shumë se 29 miliardë juan (4,2 miliardë dollarë) dhe kanë shkaktuar vdekjen e gjashtë shtetasve kinezë si dhe lëndime të tjera", njoftoi gjykata.”
 
“Krimet e tyre ishin ‘veçanërisht të shëmtuara, me rrethana dhe pasoja veçanërisht rënduese, duke përbërë një kërcënim të madh për shoqërinë’, thuhet në kumtesën e gjykatës.

Të dënuarit parashtruan ankesë për vendimin, por Gjykata e Lartë Popullore në Guangdong e hodhi poshtë ankesën e tyre.”

“Ekzekutimet janë pjesë e një aksioni më të gjerë të Kinës kundër operacioneve mashtruese në Azinë Juglindore, ku qendrat e mashtrimeve janë bërë një biznes me përmasa industriale, veçanërisht në Mianmar, Kamboxhia dhe Laos. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR