Kiev: Raketa të kryqëzuara ruse rrëzohen mbi Kievin
- Rusia mëngjesin e sotëm sulmoi Kievin me raketa kryqëzuese, sipas gjitha gjasave Iskander-K, ndërsa raketat u rrëzuan në afërsi të qytetit, kumtoi administrata ushtarake e Kievit.
- Post By Fami Bajrami
- 08:40, 20 gusht, 2024
Kiev, 20 gusht 2024 (MIA) - Rusia mëngjesin e sotëm sulmoi Kievin me raketa kryqëzuese, sipas gjitha gjasave Iskander-K, ndërsa raketat u rrëzuan në afërsi të qytetit, kumtoi administrata ushtarake e Kievit.
Forcat ruse kanë sulmuar Kievin nga veriu, thuhet në kumtesë dhe shtohet se ky është sulmi i pestë me raketa në Kiev këtë muaj, transmeton Ukrinform.
Raketat u shkatërruan nga mjetet kundërajrore në afërsi të qytetit dhe për momentin nuk ka informacione për dëme apo viktima eventuale.
Në kryeqytetin e Ukrainës dhe në një numër rajonesh lindore dhe veriore më parë u bë e ditur për një alarm ajror për shkak të rrezikut nga një sulm raketor. rq/
Foto: Administrata ushtarake e Kievit në Fejsbuk