• e premte, 22 nëntor 2024

Erdogani propozon takim me Bashar al Asadin në Nju Jork gjatë sesionit të AP të KB-së

Erdogani propozon takim me Bashar al Asadin në Nju Jork gjatë sesionit të AP të KB-së

Ankara, 21 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kërkuar të takohet me homologun e tij sirian, Bashar al Asad në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për “normalizimin” e marrëdhënieve, bëjnë të ditur mediat turke.

Dy vendet ndërprenë të gjitha marrëdhëniet zyrtare në vitin 2011, pas fillimit të konfliktit sirian.

“Kemi kërkuar takim me Asadin për të normalizuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë. Tani presim përgjigjen nga pala tjetër”, tha shefi i shtetit.

Presidenti turk i cili mbështeti pa sukses përpjekjet e rebelëve sirianë për të përmbysur regjimin e Bashar al Asadit, ka disa muaj që kërkon një afrim me të dhe e ka ftuar në Turqi - por deri më tani pa ndonjë rezultat", theksojnë mediat në Turqi. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR