• e diel, 22 shtator 2024

Hezbollahu thotë se ka granatuar kazermat izraelite në pjesën veriore

Hezbollahu thotë se ka granatuar kazermat izraelite në pjesën veriore

Bejrut, 21 shtator 2024 (MIA) - Hezbollahu libanez kumtoi sot se ka shtënë me raketa dy pozicione ushtarake në veri të Izraelit, pasi ushtria izraelite tha se po kryen sulme të reja ndaj caqeve të Hezbollahut.

Në deklarata të ndara, grupi i mbështetur nga Irani tha se gjuajti raketa në dy kazerma "si përgjigje" ndaj sulmeve izraelite "në fshatra jugore dhe shtëpi të civilëve".

Mediat perëndimore raportuan për sulme të rënda izraelite në disa zona të Libanit jugor. 

QËNDRONI TË LIDHUR