• e diel, 22 shtator 2024

Zelenski: Bajdeni ende mund ta ndihmojë Ukrainën, janë të mundshme bisedime me Putinin

Zelenski: Bajdeni ende mund ta ndihmojë Ukrainën, janë të mundshme bisedime me Putinin

Kiev, 21 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski beson se presidenti amerikan në largim Xho Bajden ende mund të marrë vendime të rëndësishme para se të largohet nga funksioni në janar, të cilat do ta forcojnë Ukrainën.

Zelenski deklaroi për mediat ukrainase përpara se të largohet nga Kievi për takime në SHBA se dëshiron t'ia paraqesë atë që ai e quajti "planin e tij të fitores" fillimisht Bajdenit dhe më pas pjesës tjetër të botës.

Ai tha se kërkon bisedime me Rusinë si pjesë e këtij plani, por nuk dha detaje.

Lideri ukrainas përsëriti gjithashtu thirrjet e tij deri te SHBA që t'i lejojnë Ukrainës të përdorë armë me rreze të gjata veprimi thellë në Rusi. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR