• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamnei: Izraeli kryen krime të paturpshme kundër fëmijëve

Hamnei: Izraeli kryen krime të paturpshme kundër fëmijëve

Teheran, 21 shtator 2024 (MIA) – Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, deklaroi sot se Izraeli po kryen krime të paturpshme kundër fëmijëve, ndërsa jo kundër luftëtarëve. 

Ai bëri thirrje për forcë të brendshme te myslimanët që të çrrënjoset, siç tha, “tumori malinj kanceroz nga Palestina”.

Deklarata e Hamneit erdhi një ditë pas sulmit ajror izraelit mbi kryeqytetin libanez Bejrut, në të cilin, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, u vranë 31 persona, në mesin e të cilëve tre fëmijë dhe shtatë gra.

Irani ashpër e dënoi vrasjen me qëllim të një komandanti ushtarak të milicisë libaneze Hezbollah. Megjithatë, ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi tha se Irani, aleat i Hezbollahut, nuk planifikon akt të drejtpërdrejt të hakmarrjes. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR