Të paktën 22 viktima nga sulmi izraelit në Gazë në një ndërtesë shkolle
- Të paktën 22 persona e humbën jetën në sulmin izraelit në një ish ndërtesë shkolle në qytetin e Gazës, bënë të ditur sot autoritetet palestineze.
- Post By Fami Bajrami
- 14:55, 21 shtator, 2024

Gazë, 21 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 22 persona e humbën jetën në sulmin izraelit në një ish ndërtesë shkolle në qytetin e Gazës, bënë të ditur sot autoritetet palestineze.
Të paktën 30 persona u lënduan, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kumtuan autoritetet shëndetësore në Gazë. Thuhet se njerëzit e zhvendosur kanë qenë të strehuar në ndërtesën.
Armata izraelite tha se caku ka qenë qendra komanduese e Hamasit që dyshohet se ishte e vendosur po në atë ndërtesë.