IDF njoftoi se po kryen sulme të reja ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban
- – Armata izraelite njoftoi sot se po kryen sulme të reja ajrore ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban, pa dhënë detaje.
- Post By Fitore Curri
- 14:24, 21 shtator, 2024
Tel Aviv, 21 shtator 2024 (MIA) – Armata izraelite njoftoi sot se po kryen sulme të reja ajrore ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban, pa dhënë detaje.
“IDF për momentin po sulmon caqe të organizatës terroriste Hezbollah në Liban”, njoftoi ushtria.
Ata shtojnë se të paktën 16 luftëtarë të Hezbollahut ishin vrarë në sulmin e së premtes në Bejrut. fc/