Kiev: Gjashtë civilë humbën jetën në sulmet e reja ruse në Ukrainë
- Të paktën gjashtë civilë janë vrarë dhe 15 janë plagosur në sulmet ruse në disa rajone ukrainase në 24 orët e fundit, bënë të ditur autoritetet lokale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:50, 13 gusht, 2025
Kiev, 13 gusht 2025 (MIA) - Të paktën gjashtë civilë janë vrarë dhe 15 janë plagosur në sulmet ruse në disa rajone ukrainase në 24 orët e fundit, bënë të ditur autoritetet lokale.
Forcat Ajrore Ukrainase këtë mëngjes njoftuan se Rusia mbrëmë ka lëshuar 51 dronë dhe raketa kundër objektivave në Ukrainë.
Në rajonin e Hersonit, një person është vrarë dhe katër janë plagosur në sulmet ndaj zonave të banuara, tha guvernatori Oleksanëdr Prokudin. Sulme të ndara në mëngjes në Çornobaivka dhe Berislav janë vrarë tre persona të tjerë.
Dy persona humbën jetën në rajonin e Donjeckut dhe një në Zaporozhje.
Foto: Arkivi