• e premte, 21 qershor 2024

KB: Rekord 120 milionë persona janë zhvendosur me dhunë për shkak luftës, dhunës dhe persekutimit

KB: Rekord 120 milionë persona janë zhvendosur me dhunë për shkak luftës, dhunës dhe persekutimit

Nju-Jork, 13 qershor (MIA) - Gjithsej 120 milionë persona jetojnë të zhvendosur me dhunë nga lufta, dhuna dhe persekutimi, publikoi KB-ja, duke e quajtur numrin gjithnjë e më të madh si "akuzë të tmerrshme për gjendjen e botës".

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, kumtoi se zhvendosja globale me dhunë përsëri ka thyer rekordet, me ç'rast konfliktet në vende si Gaza, Sudani dhe Mjanmari që detyrojnë edhe më shumë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

"Popullata e zhvendosur globale tani është ekuivalente me atë të Japonisë", theksohet në kumtesë.

Në fund të vitit të kaluar, 117,3 milionë persona janë zhvendosur, thuhet në raportin e UNHCR-së.

"Deri në fund të prillit, numri ishte rritur në mënyrë shtesë, në rreth 120 milionë persona mbarë botën që jetojnë të zhvendosur. Numri është rritur nga 110 milionë para një viti dhe është në rritje për 12 vjet rresht - gati trefish nga viti 2012 në kushte të kombinimit të krizave të reja dhe një dështimi për të zgjidhur krizat e afatgjata", kumtoi UNHCR-ja. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR