• e shtunë, 22 qershor 2024

Blinkeni e paralajmëroi Izraelin të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm me Libanin

Blinkeni e paralajmëroi Izraelin të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm me Libanin

Uashington, 21 qershor 2024 (MIA) - Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinkeni i informoi përfaqësuesit  izraelitë gjatë takimit të djeshëm se është e nevojshme të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm në Liban në mes të konfliktit në Rripin e Gazës, njoftoi Departamenti i Shtetit. 

 Blinkeni u takua me këshilltarin izraelit për sigurinë kombëtare Caçi Hanegbi dhe Ron Dermer, ministrin e Çështjeve Strategjike të Izraelit.

 Sekretari Amerikan i Shtetit e theksoi rëndësinë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në Liban dhe për të arritur një zgjidhje diplomatike që "do të lejonte familjet izraelite dhe libaneze të kthehen në shtëpitë e tyre". qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR