• e shtunë, 22 qershor 2024

AFD planifikon krijimin e një grupi të vet parlamentar në Parlamentin Evropian

AFD planifikon krijimin e një grupi të vet parlamentar në Parlamentin Evropian

 Bruksel, 22 qershor 2024 (MIA) - Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e Gjermanisë bëri të ditur se ka hequr dorë nga ideja që të kërkojë rianëtarësim në  në drupin Identitet dhe Demokraci (ID) të udhëhequr nga Asambleja Kombëtare Franceze e (RN) të Marine Le Penit dhe në vend të kësaj do të fokusohet në krijimin e grupit të vet parlamentar në Parlamentin Evropian.

Një arsye e drejtpërdrejtë për përjashtimin e AfD nga ID, disa javë para zgjedhjeve evropiane të qershorit, ishte deklarata e një prej kandidatëve kryesorë të saj, Maksimilian Kra, gjatë fushatës zgjedhore, se të gjithë anëtarët e formacionit nazist Es-Es në Në Luftën e Dytë Botërore nuk duhet të konsiderohet automatikisht si kriminelë lufte. Kësaj i kanë paraprirë akuzat ndaj anëtarëve të shquar të AFD-së për lidhje me shërbimet sekrete ruse. 

 Një ditë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, AfD vendosi ta përjashtojë Kranë nga partia, si pjesë e një plani për të riafruar grupin e ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia (ID).

 

Главна причина за раздорот е идејата промовирана од некои членови на АФД за „демиграција“, односно за депортација на германските граѓани со мигрантско потекло, на што се противи РН на Марин Л

Një grup parlamentar në Parlamentin Evropian mund të formojnë nga të paktën 23 deputetë, të cilët duhet të vijnë nga të paktën një e katërta e vendeve anëtare të BE-së, ose në rastin aktual nga të paktën shtatë.

 Të njëjtat burime të AFD-së shtojnë se partnerë të mundshëm po kërkohen mes nëntë partive të ekstremit të djathtë nënshkrues të "Deklaratës së Sofjes", që e inicoi partia bullgare "Rilindja" dhe  në të cilën popozohen negociata pqësore  t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe "të ndalojë burokracia e papërgjegjshme" të BE-së.

  

Пред Комитетот за вработување и социјални прашања на ЕП приоритетите ќе ги презентираат министрите за труд и социјална економија Јоланда Дијаз, за инклузија, социјална заштита и миграција Хоз

 Burime të AFD-së bëjnë të ditur se formimi i grupit të saj parlamentar mund të shpallet tashmë në fillim të javës së ardhshme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR