Dy të vdekur dhe 18 të lënduar në një sulm rus në Harkov
- Dy persona kanë humbur jetën sot, ndërsa 18 janë lënduar kur forcat ruse kanë bombarduar një ndërtesë banimi në Harkov në lindje të Ukrainës, njoftoi kryebashkiaku i Harkovit Ihor Teherov në Telegram.

Harkov, 22 qershor 2024 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën sot, ndërsa 18 janë lënduar kur forcat ruse kanë bombarduar një ndërtesë banimi në Harkov në lindje të Ukrainës, njoftoi kryebashkiaku i Harkovit Ihor Teherov në Telegram.
"Numri i të lënduarve është rritur në 18", tha ai.
Ai paraprakisht deklaroi se nga sulmi është goditur një ndërtesë banimi.
Foto: EPA