• e diel, 29 shtator 2024

SHBA dhe Kina i mbajtën bisedimet e para joformale për armët bërthamore në pesë vitet e fundit

SHBA dhe Kina i mbajtën bisedimet e para joformale për armët bërthamore në pesë vitet e fundit

 Uashington, 21 qershor 2024 (MIA) - SHBA-ja dhe Kina i kanë mbajtur negociatat e para joformale për armët bërthamore në pesë vitet e fundit,  me ç'rast përfaqësuesit e Pekinit   u thanë homologëve të tyre amerikanë se nuk do të përdorin kërcënime bërthamore mbi Tajvanin, deklaruan për  mediat perëndimore sot dy delegatë amerikanë që morën pjesë në takim.

 Përfaqësuesit kinezë kanë ofruar garanci se janë "të aftë të mbizotërojnë në një betejë konvencionale mbi Tajvanin pa përdorimin e armëve bërthamore", tha Dejvid Santoro, një organizator i bisedimeve.

 Pjesëmarrësit e të ashtuquajturit takim Track Two janë kryesisht ish-funksionarë dhe shkencëtarë të cilët janë të autorizuar të flasin për qëndrimet e qeverive të tyre, ndërsa negociatat zyrtare midis qeverisë së SHBA dhe Kinës quhen Track One.

 

QËNDRONI TË LIDHUR