• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në sulmin izraelit ndaj Bejrutit, është vrarë edhe gjenerali iranian, Nilforushan

Në sulmin izraelit ndaj Bejrutit, është vrarë edhe gjenerali iranian, Nilforushan

Teheran, 28 shtator 2024 (MIA) - Autoritetet iraniane sot njoftuan se komandanti i shquar i Gardës revolucionare iraniane (IRG), gjenerali Abas Nilforoushan (58) u vra në sulmin ajror izraelit në Bejrut, ku gjithashtu u vra edhe lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se gjenerali Nilforoushan ishte nën sanksionet amerikane.

SHBA e identifikuan Nilforoushanin si zëvendës komandantin për operacione në IRG dhe e sanksionuan atë në vitin 2022 me arsye se ai drejtonte organizatën "drejtpërdrejt përgjegjëse për shtypjen e protestave civile në Iran".

Sanksionet amerikane kundër Nilforushan u vendosën pas protestave disamujore për shkak të vdekjes së Mahsa Amini, e cila u arrestua për gjoja mosrespektimin e rregullave për mbajtje të shamisë, hixhab, e pastaj vdiq në paraburgim. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR