Abdixhiku: Të vendosim nëse do të kthehemi në rrugën tradicionale ose do t'ia dorëzojmë Kosovën të majtës
- Shefi i Lidhjes demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, Lumir Abdixhiku deklaroi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të planifikuara për 9 shkurt të vitit të ardhshëm, do të vendosin nëse Kosova do t'i dorëzohet të majtës ose do të kthehet në "rrugën e saj tradicionale", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Prishtinë, 28 shtator 2024 (MIA) - Shefi i Lidhjes demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, Lumir Abdixhiku deklaroi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të planifikuara për 9 shkurt të vitit të ardhshëm, do të vendosin nëse Kosova do t'i dorëzohet të majtës ose do të kthehet në "rrugën e saj tradicionale", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në tubimin partiak në Krushevë të madhe në afërsi të Klinës, Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për prishjen e marrëdhënieve me aleatët dhe mungesën e zhvillimit ekonomik.
"Duhet të vendosim, nëse do ta kthejmë rrugën tonë tradicionale ose do t'ia dorëzojmë Kosovën të majtës, atyre që na grindin me aleatët, as nuk bëjnë zhvilli ekonomik, i largojnë njerëzit nga Kosova dhe ankohen gjithë ditën për atë që ka ndodhur 10 vite më parë", tha Abdixhiku.
Lideri i opozitës theksoi se "në politikë nuk jemi për t'u ankuar, por në politike jemi për të ofruar zgjidhje".
“Të mos flasim për fjalën luftë në Kosovë, por të flasim për të ardhmen, për investime, për vende të reja pune, për arritjet e popullit shqiptar, jo për frikë, as për luftë. Ne duhet të bëjmë përpjekje sot, sidomos tani në katër muajt e ardhshëm, që zëri ynë i djathtë të përhapet në të gjithë Kosovën, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se Kosova, së bashku me aleatët, në NATO, është interes historik dhe kombëtar i këtyre njerëzve, të këtij vendi”, deklaroi Abdixhiku. ls/