• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hezbollahu konfirmoi se lideri Hasan Nasrallah është vrarë

Hezbollahu konfirmoi se lideri Hasan Nasrallah është vrarë

Bejrut, 28 shtator 2024 (MIA) - Grupi libanez Hezbollah konfirmoi sot se lideri i saj Said Hasan Nasrallah u vra dhe paralajmëroi se do të vazhdojë të luftojë kundër Izraelit.

Në kumtesë thuhet se Nasrallah u është bashkuar vëllezërve të tij dëshmorë, njoftojnë agjencitë botërore. Hezbollahu, siç thuhet, paralajmëroi se do të vazhdojë luftën e shenjtë kundër armikut, në shenjë mbështetjeje për palestinezët.

Pasi Hezbollahu konfirmoi vrasjen e Nasrallahut, televizioni libanez Al-Manar filloi të emetojë leximin e Kuranit.

Forcat izraelite të Mbrojtjes njoftuan më herët sot se lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah u vra në sulmin e djeshëm në qendrën komanduese të lëvizjes në paralagjet jugore të Bejrutit.

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Hezbollah, Hasan Nasrallah, konsiderohej nga shumë njerëz si individi më i fuqishëm në Liban, i cili ka pasur në dispozicion 100.000 luftëtarë. Ai ishte sekretar i Hezbollahut nga viti 1992. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR