• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ekspertë të KB-së u bënë thirrje prodhuesve të armëve të mos e furnizojnë Izraelin

Ekspertë të KB-së u bënë thirrje prodhuesve të armëve të mos e furnizojnë Izraelin

Jerusalem, 20 qershor 2024 (MIA) - Një grup i ekspertëve të KB-së sot u bënë thirrje prodhuesve të armëve dhe municionit që ta ndërpresin dërgesën në Izrael, duke paralajmëruar se mund të jenë bashkëpunëtorë në shkeljen e mundshme të të drejtave ndërkombëtare dhe të njeriut.

Një grup i 30 ekspertëve, në mesin e të cilëve edhe disa raportues specialë, thonë se prodhuesit e armëve të cilët e furnizojnë Izraelin duhet të ndalojnë ta bëjnë këtë madje edhe nëse e bëjnë atë në bazë të lejeve të vlefshme për eksport, transmetojnë mediat izraelite. 

"Ato kompani, duke u dërguar armë, pjesë, komponente dhe municion forcave izraelite, rrezikojnë të jenë bashkëpunëtorë në shkeljen serioze të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare", thuhet në kumtesën e ekspertëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR