• e diel, 29 shtator 2024

Mbi 200 të lënduar, 100 të arrestuar në protestat kundër tatimeve në Keni

Mbi 200 të lënduar, 100 të arrestuar në protestat kundër tatimeve në Keni

Nairobi, 21 qershor 2024 (MIA) - Së paku 200 njerëz janë lënduar, një person e humbi jetën, ndërsa mbi 100 u arrestuan në mbarë Keninë, në protestat nacionale kundër planeve të qeverisë për të mbledhur 2,7 miliardë dollarë tatime shtesë, kumtoi Aleanca e grupeve për të drejta.

Policia prëdori gaz lotsjellës dhe topa me ujë për t'i shpërndarë demonstruesit në kryeqytetin Nairobi, thuhet në deklaratën e përbashkët për shtpy tël pesë grupeve për të drejta të njeriut, përfshirë edhe Amnesti Interneshënëll dhe Shoqatën mjekësore të Kenisë.

Prania e gëzhojave tregon se janë gjuajtur plumba, thonë ata. Një person e humbi jetën nga plaga e marrë gjatë protestave në Nairobi, kumtoi Dejli nejshën.

Mijëra perosna, kryesisht të rinj, demonstruan dje në kryeqytetin e Kenisë, Nairobi, kundër vendosjes së paralajmëruar të tatimeve të reja nga ana e presidentit të vendit, Uiliam Ruto.

Demonstruesit e bllokuan pjeësn qendrore të Nairobit, ndërsa policia prëdori gaz lotsjellës dhe topa me ujë kundër demonstruesve të cilët marshuan drejt ndërtesës së parlamentit, ku deputetët diskutonin për ligjin e ri. Demonstruesit tentuan ta depërtojnë kordonin e sigurisë në mënyrë që t'i qasen ndërtesës së parlamentit, duke mbajtur pankarta antiqeveritare dhe duke brohoritir kundër Rutos.

Tatimet e reja do të përfshijnë 2,75 për qind të fitimit për planin nacional për sigurim shëpndetësor, si dhe tatime të shtuara për vajin bimor dhe derivatet, që do t'i rrisë shpenzimet për prodhimtari.

Propozimet për vendosje të tatimit të vlerës së shtuar prej 16 për qind në bukën dhe tatimi i ri vjetor i vajrave motorike u hoqën nga propozim-ligji të martën pas takimit mes Ruto dhe anëtarëve të partisë në pushtet, por ata që demonstruan thanë se amandamentet nuk janë hequr plotësisht dhe dëshirojnë që deputetët ta bëjnë atë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR