• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Numri i personave rë vrarë civilë në Ukrainë tejkaloi 10 mijë

KB: Numri i personave rë vrarë civilë në Ukrainë tejkaloi 10 mijë

Nju-Jork, 21 nëntor 2023 (MIA) - Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë nga fillimi i pushtimit rus ka tejkaluar 10 mijë, njoftoi zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara.

Shumica e madhe e vrasjeve, sipas OKB-së, janë shkaktuar nga arma shpërthyese me rreze veprimi të gjerë, siç janë granatat, projektilet dhe municionet thërmuese. 

Misioni i KB për të drejtat e njeriut, i cili ka dhjetëra vëzhgues në Ukranië, pret që numri përfundimtar i të vrarëve të jetë "dukshëm më i madh". Puna e verifikimit është në vijim.

Moska mohon se me qëllim shënjestron civilë. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR