BE-ja e përshëndeti planin e Ligës Arabe për Gazën
- Çdo plan për të ardhmen e Gazës duhet të sigurojë zgjidhje të besueshme për rindërtim, qeverisje dhe siguri, thuhet në reagimin e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas ndaj Planit të rimëkëmbjes dhe rindërtimit të Gazës të propozuar nga Liga e Shteteve Arabe.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:00, 10 mars, 2025

Bruksel, 10 mars 2025 (MIA) - Çdo plan për të ardhmen e Gazës duhet të sigurojë zgjidhje të besueshme për rindërtim, qeverisje dhe siguri, thuhet në reagimin e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas ndaj Planit të rimëkëmbjes dhe rindërtimit të Gazës të propozuar nga Liga e Shteteve Arabe.
“Përpjekjet për rimëkëmbjen dhe rindërtimin duhet të bazohen në një kornizë solide politike dhe sigurie të pranueshme si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët, i cili do të garantojë paqen dhe sigurinë për të dyja palët”, thuhet në deklaratë.
Kallas shtoi se Bashkimi Evropian e mirëpret Planin e rimëkëmbjes dhe rindërtimit të Gazës të paraqitur javën e kaluar në Samitin e Ligës arabe në Kajro i cili u mbështet edhe nga Organizata e bashkëpunimit islamik si "një bazë serioze për diskutimet mbi të ardhmen e Rripit të Gazës", të cilat BE-ja do të diskutojë me partnerët e saj arabë.
"BE-ja është e vendosur që Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në të ardhmen në Gazë dhe se Hamasi nuk do të jetë më një kërcënim për Izraelin. Do të vazhdojmë mbështetjen tonë politike dhe financiare për autoritetet palestineze dhe programin e saj të reformës për ta ndihmuar atë të përgatitet për kthimin e tij në qeverisjen e Gazës", thekson Kallas.
"Në reagim më tej theksohet se BE-ja bën thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimin e pengjeve, gjë që do të çojë në lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin afatgjatë të armiqësive.
"BE-ja është plotësisht e përkushtuar për të ringjallur horizontin politik drejt paqes në Lindjen e Mesme, bazuar në zgjidhjen me dy shtete. Unioni rikujton gjithashtu rëndësinë e shpërndarjes së qëndrueshme të ndihmave humanitare në të gjithë Gazën", shtohet në reagim. qa/
Foto: arkivi i MIA-s