• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dodik thirret në bisedë nga Prokuroria e BeH-së për cenim të rendit kushtetues

Dodik thirret në bisedë nga Prokuroria e BeH-së për cenim të rendit kushtetues

Banja Llukë, 10 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Republikës Sërpska (RS) Milorad Dodik sot pritet të paraqitet para Prokurorisë së BeH-së si i dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues të shtetit, pas nënshkrimit të një dekreti për shpalljen e ligjeve që ndalojnë punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së BeH-së, si dhe të Agjencisë së hetimit dhe sigurisë së BeH-së në territorin e RS-së. Përveç tij, të dyshuar janë edhe kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Vishkoviq dhe kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq.

Ato ligje u miratuan nga Kuvendi kombëtar i Republikës Sërpska më 27 shkurt, ndërsa në 7 mars Gjykata Kushtetuese e BeH-së i anuloi.

Dodik më parë deklaroi se nuk do t'i përgjigjet ftesës së Prokurorisë së BeH-së, duke thënë se RS nuk i njeh aktivitetet e atij institucioni në territorin e saj.

Nëse nuk i përgjigjet ftesës, atëherë sipas Ligjit për procedurë penale të BeH-së jepet urdhër për arrestim, ndërsa në rastin e fundit shpallet fletarrest. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR