• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

KE-ja nuk e komenton refuzimin e kandidaturës së Gjorgjeskut për zgjedhjet presidenciale në Rumani

KE-ja nuk e komenton refuzimin e kandidaturës së Gjorgjeskut për zgjedhjet presidenciale në Rumani

Bruksel, 10 mars 2025 (MIA) - Komisioni Evropian nuk ka koment për vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Rumanisë për refuzimin e nominimit të kandidatit të ekstremit të djathtë Kalin Gjorgjeskut për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të majit në vend, deklaroi sot zëdhënësi i KE-së për Punë të Brendshme, Demokraci, Drejtësi dhe Sundim të Ligjit, Markus Lamer.

"Zgjedhjet janë një kompetencë kombëtare dhe Komisioni nuk komenton mprocesin zgjedhor rumun, i cili është përgjegjësi e autoriteteve rumune dhe popullit rumun", deklaroi Lamert.

Ai shtoi se autoritetet kombëtare të vendit janë përgjegjëse për mbajtjen e zgjedhjeve në një vend anëtar të BE-së dhe vendimi përfundimtar për votimit i takon qytetarëve të saj.

Deklarata e Lamert i referohet kumtesës së Komisionit Zgjedhor rumun se po refuzon kandidaturën e Gjorgjeskut, pa dhënë një shpjegim për një vendim të tillë.

Gjorgjesku, i cili sipas anketave të opinionit publik gëzon mbështetjen e rreth 40 për qind të qytetarëve rumunë, në reagimin e vendimit në Iks publikoi se ai përfaqëson "një goditje të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në mbarë botën". "Evropa është tani një diktaturë, Rumania jeton nën tirani," theksoi Gjorgjesku në publikimin.

Sipas ligjit rumun, Gjorgjesku ka të drejtë të apelojë vendimin e Komisionit.

Gjorgjesku fitoi më së shumti, 22,91 për qind të votave, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani më 24 nëntor të vitit të kaluar. Më 6 dhjetor, Gjykata Kushtetuese rumune anuloi zgjedhjet dhe anuloi raundin e dytë, me sqarimin se kishte ndërhyrje të huaj që ndikoi në rezultatet e zgjedhjeve.

Pas kësaj, zgjedhjet e reja presidenciale u caktuan për 4 maj. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR