Tramp ndërpret suspendimin e ndarjes së informacioneve të inteligjencës me Ukrainën
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se e ka ndërpre suspendimin e ndarjes së informacioneve të inteligjencës me Ukrainën dhe se pret rezultate të mira nga bisedimet e ardhshme me përfaqësuesit ukrainas në Arabinë Saudite.
- Post By Fami Bajrami
- 11:24, 10 mars, 2025
Uashington, 10 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se e ka ndërpre suspendimin e ndarjes së informacioneve të inteligjencës me Ukrainën dhe se pret rezultate të mira nga bisedimet e ardhshme me përfaqësuesit ukrainas në Arabinë Saudite.
“Sapo i dhamë fund suspendimit të shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës me Ukrainën”, u tha Trampi gazetarëve gjatë kohës së fluturimit të "Er fors".
Drejtori i Agjencisë qendrore të inteligjencës amerikane (CIA), Xhon Retklif deklaroi të mërkurën e kaluar se SHBA-ja kishte ndaluar ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën, gjë që ushtroi presion mbi presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për të bashkëpunuar me Trampin kur bëhet fjalë për negociatat paqësore me Rusinë.
Ky suspendim mund të kishte dëmtuar aftësinë e Ukrainës për t'u mbrojtur kundër sulmeve raketore ruse, veçanërisht duke pasur parasysh ndërprerjen e ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Kievin.
Kur bëhet fjalë për bisedimet mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas, të paralajmëruara për nesër në Arabinë Saudite, Tramp tha se është optimist.
“Do të kemi shumë sukses, besoj, këtë javë”, tha Trampi.
foto: arkivi i MIA-s