KB: Nuk janë krijuar kushte për kthim të siguri të qytetarëve libanezë në Libanin jugor
- Kushtet për kthim të sigurt të qytetarëve në Libanin jugor ende nuk janë plotësuar, thuhet në deklaratën e përbashkët të koordinatorit special të Kombeve të Bashkuara për Libanin, Zhanin Henis-Plasher dhe shefit të misionit dhe komandant i frocave të UNIFIL, gjeneral-konoloneli Aroldo Lazaro.
- Post By Melahat Baftija
- 13:47, 26 janar, 2025
Bejrut, 26 janar 2025 (MIA) - Kushtet për kthim të sigurt të qytetarëve në Libanin jugor ende nuk janë plotësuar, thuhet në deklaratën e përbashkët të koordinatorit special të Kombeve të Bashkuara për Libanin, Zhanin Henis-Plasher dhe shefit të misionit dhe komandant i frocave të UNIFIL, gjeneral-konoloneli Aroldo Lazaro.
"Siç shihet këtë mëngjes, ende nuk janë krijuar kushte për kthimin e sigurt të qytetarëve në fshatrat e tyre përgjatë Linjës blu. Komunietet e shpërngulura tashmë përballen me rrugë të gjatë deri në rikuperim dhe rikontsruksion dhe për këtë edhe një herë janë ftuar që të jenë të kujsesshëm", theksojnë Henis-Plashert dhe Lazaro.
Ata kanë thënë se afati i vendosur me marrëveshje për armëpushim, të arritur me ndërmjetësim i SHBA-së, i cili i ka dhënë fund luftës mes lëvizjes libaneze Hezbollah dhe Izrael vitin e kaluar, nuk lështë respekuar, ndërsa njëkohësisht u kanë bërë thirrje dy palëve që sërish të kyçen në zbatimin e marrëveshjes.
Komunikata e fundit ka ardhur pasi që forcat izraelite kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur 44 të tjerë, të cilët janë përpjekur të kthehen në shtëpitë e tyre në Libanin jugor, ku ende janë të stacionuar ushtarët izraelitë, pasi që sot ka skaduar afati për tërheqjen e tyre sipas marrëveshjes për armëpushim. mb/