• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kameron: Perëndimi duhet edhe një herë ta dëshmojë nevojën për NATO

Kameron: Perëndimi duhet edhe një herë ta dëshmojë nevojën për NATO

Londër, 4 prill 2024 (MIA) - Ministri britanik i Punëvë të Jashtme, Dejvid Kameron deklaroi se Perëndimi duhet “të dëshmojë nevojën për NATO” sepse Evropa po përballet me situatën e vitit 1938, njoftoi DPA.

Në fjalimin e sotëm me rastin e 75-vjetorit të NATO-s, Kameron e krahasoi situatën aktuale, pushtimin e Rusisë në Ukrainë, me atë që u përballën Britania e Madhe dhe Franca në konferencën e Mynihut në vitin 1938 për Gjermaninë naziste, thekson DPA.

"Ajo që shohim tani është po aq e qartë sa atëherë. Ne kemi një tiran në Evropë që po përpiqet të ri-vizatojë kufijtë me forcë dhe në përputhje me rrethanat kemi dy zgjedhje - ta pranojmë këtë qasje ose t'i rezistojmë kësaj qasjeje", thotë Kameron.

Në fjalimin e tij në një ngjarje të organizuar nga tink-tenk Instituti britanik i përbashkët mbretëror për studime të mbrojtjes, Kameron gjithashtu tha se NATO duhet të tregojë "revelancën" e saj për më të rinjtë që nuk u rritën në Luftën e Ftohtë.

"Madhësia e NATO-s është ajo që u lejon vendeve të zgjedhin të ardhmen e tyre. Mendoj se ky është thelbi i një rasti jashtëzakonisht të fortë të bazuar në vlera që brezi i ri mund ta përqafojë dhe ta realizojë, shtoi shefi i diplomacisë britanike.

DPA kujton se në Bruksel - në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, Kameron u bëri thirrje aleatëve në aleancë që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR