• e martë, 16 korrik 2024

Kaja Kalas dha dorëheqje nga funksioni kryeministre e Estonisë

Kaja Kalas dha dorëheqje nga funksioni kryeministre e Estonisë

Talin, 15 korrik 2024 (MIA) - Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni.

Dorëheqjen ia ka dorëzuar presidentit Alar Karis, pasi që është nominuar përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, shkruan portali estonez EPP. Theksohet se nga fundi i verës Kalas do të japë dorëheqje edhe nga funksioni kryetare e Partisë Reformuese.

Kalas është kryeministre e Estonisë nga viti 2021 dhe ka kryesuar tre qeveri të njëapsnjëshme.

Sipa sprocedurës, presidenti Karis do të bisedojë me partitë, e pastak do ta ndajë mandatin.

Qeveria e re duhet të zgjedhet në fillim të gushtit. mb/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR