• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka vdekur një nga tre fëmijët e plagosur nga të shtënat në një shkollë fillore në Finlandë

Ka vdekur një nga tre fëmijët e plagosur nga të shtënat në një shkollë fillore në Finlandë

Helsinki, 2 prill 2024 (MIA) – Një fëmijë 12-vjeçar ka vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri në një shkollë fillore në qytetin finlandez Vantaa, afër Helsinkit, njoftoi sot policia finlandeze, transmeton DPA.

Dy vajza të tjera 12-vjeçare kanë mbetur të plagosura rëndë, kumtoi policia.

Shërbimet e urgjencës arrestuan një nxënës 12-vjeçar jashtë shkollës. I dyshuari kishte me vete një armë zjarri. Policia tha se arrestimi u krye pa probleme.

Nga opinioni është kërkuar të qëndrojë larg zonës ndërsa policia vazhdon hetimin e saj në shkollën fillore në rrethin Viertola të Vantaa, në Finlandën jugore, kujton DPA. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR