Jarmish: Navallni vuan nga një sëmundje e panjohur, ndoshta është helmuar në burg
- Disidenti më i njohur rus dhe lideri opozitar, Aleksej Navallni vuan nga një sëmundje e panjohur, simptomet e të cilit është e mundur t'i ketë nga helmimi i ngadalshëm, pasi vetëm në dy javët e fundit ka humbur tetë kilogramë nga pesha e tij, deklaroi zëdhënësja e tij Kira Jarmish, njoftojnë mediumet britanike.
- Post By Besnik Shuki
- 13:29, 13 prill, 2023
Moskë, 13 prill 2023 (MIA) - Disidenti më i njohur rus dhe lideri opozitar, Aleksej Navallni vuan nga një sëmundje e panjohur, simptomet e të cilit është e mundur t'i ketë nga helmimi i ngadalshëm, pasi vetëm në dy javët e fundit ka humbur tetë kilogramë nga pesha e tij, deklaroi zëdhënësja e tij Kira Jarmish, njoftojnë mediumet britanike.
"Nuk e përjashtojmë mundësinë që Aleksej Navallni të jetë i helmuar dhe ngadalë të vdes pa tërhequr shumë vëmendje", ka shkruar Jarmish në Tuiter.
Ajo shtoi se Navalni është mbajtur në qelinë e burgut dhe ka pasur dhembje të mëdha pa marrë ndihmë mjekësore.
Në vitin 2020, Navallni ka mbijetuar një tentim të qartë për helmim gjatë fluturimit me aeroplan nga Siberia për në Moskë, ndërsa testet në laboratoritë perëndimore treguan se bëhet fjalë ër agjensin nervor, Noviçok. Autoritetet ruse mohuan se kanë tentuar ta vrasin.
Mediumet britanike përkujtojnë se pas helmimit, Navallni mjekohej në Gjermani, ndërsa në vitin 2021 vullnetarisht është kthyer në Rusi, ku u arrestua menjëherë pas arritjes së tij në aeroportin e Moskës dhe u dënua me burg për "mashtrim", të cilin ai e ka përshkruar si politikisht të motivuar. bsh/