• e diel, 22 dhjetor 2024

Rjabkovi: Rusia nuk sheh bazë për bisedime me SHBA-në për kontrollin e armatimit

Rjabkovi: Rusia nuk sheh bazë për bisedime me SHBA-në për kontrollin e armatimit

Moskë, 9 nëntor 2024 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme në këtë moment nuk sheh bazë për bisedime për vazhdimin e dialogut me SHBA-në për stabilitet strategjik dhe kontrollin e armatimit, njoftuan mediat ruse, duke cituar zëvendësministrin rus, Sergej Rjabkov. 

 Sipas Rjabkov, Moska dhe Uashingtoni "këmbejnë sinjale për Ukrainën" përmes kanaleve të mbyllura në nivel ushtarak dhe politik, njoftuan mediat ruse.

 Ai shtoi se Rusia është e gatshme t'i dëgjojë propozimet e presidentit të ri amerikan Donald Tramp për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, por theksoi se nuk ka zgjidhje të thjeshtë.

"Ne jemi jashtëzakonisht të plotë, të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha ideve që vendet do të propozojnë në këtë fushë", tha Rjabkovi.

 Presidenti rus Vladimir Putini të enjten  uroi Trampin për fitoren e tij në zgjedhjet amerikane, duke e lavdëruar për guximin e tij pasi një person i armatosur u përpoq ta vriste atë në korrik dhe tha se Moska është gati për dialog me të. Putini shtoi se deklaratat e Trampit për përpjekjet për t'i dhënë fund luftës janë të vlefshme për vëmendje.

 Trampi për Ej-Bi-Si deklaroi se pas fitores zgjedhore nuk ka biseduar me Putinin, por se "mendon se do ta bisedojë".

 Rjabkovi tha se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në është ende e mundur nëse mjetet e ngrira ruse konfiskohen ose nëse Uashingtoni përshkallëzon tensionet rreth Ukrainës.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR