• e diel, 22 dhjetor 2024

Tusku paralajmëroi takime me Makronin, Starmerin, Ruten dhe liderët e vendeve nordike

Tusku paralajmëroi takime me Makronin, Starmerin, Ruten dhe liderët e vendeve nordike

 Varshavë, 9 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk  paralajmëroi se së shpejti do të takohet me presidentin francez Emanuel Makronin, kryeministrin britanik Keir Starmerin, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Ruten dhe liderët e vendeve nordike dhe baltike për të biseduar për bashkëpunim transatlantik dhe luftën në Ukrainë.

 Tusku theksoi se e ardhmja e ndihmës për Ukrainën është një nga çështjet kyçe me të cilat përballet Bashkimi Evropian, veçanërisht pas fitores së Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

 Tramp ka kritikuar nivelin e mbështetjes amerikane për Ukrainën në luftë, dhe para zgjedhjeve premtoi t'i japë fund konfliktit përpara se të merrte detyrën, pa dhënë detaje se si do ta bëjë këtë.

 "Nuk ka dyshim se kjo kornizë e re politike është një sfidë serioze për të gjithë, veçanërisht në kontekstin e një përfundimi të mundshëm të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, ndoshta përmes një marrëveshjeje midis presidentit të Rusisë dhe presidentit të ri të SHBA-së", tha Tusku.

 Ai tha se Makroni dhe Rute do të vizitojnë Varshavën, si dhe një takim me Starmerin, i cili do të mbahet ose në Varshavë ose në Londër, ndërsa  planifikon të takohet me liderët e vendeve nordike dhe baltike në Stokholm.

 

QËNDRONI TË LIDHUR