• e diel, 22 dhjetor 2024

Katari ndërpret që të jetë ndërmjetësues në negociatat paqësore në Gazë

Katari ndërpret që të jetë ndërmjetësues në negociatat paqësore në Gazë

 Katar, 9 nëntor 2024 (MIA) - Katari nuk do të ndërmjetësojë më në bisedimet për armëpushim në Gazë derisa Hamasi dhe Izraeli nuk "tregojnë vullnet të sinqertë për t'u kthyer në tryezën e negociatave", deklaroi një zyrtar i njohur me këtë çështje.

"Vendi i Gjirit ka arritur në përfundimin se zyra politike e Hamasit në Doha nuk po i shërben më qëllimit të saj", shtoi përfaqësuesi zyrtar.

 Ky veprim është mossuksesi  më i madh në përpjekjet për rritjen  e armëpushimit që kur Hamasi e shkaktoi luftën në Gazë me një sulm terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

 "Katarianët që nga fillimi i konfliktit kanë thënë se mund të ndërmjetësojnë vetëm kur të dyja palët tregojnë një interes real për të gjetur një zgjidhje", ka thënë diplomati.

 Ai shtoi se Katari i ka informuar Hamasin, Izraelin dhe administratën amerikane për vendimin e tij.

 Katari, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin, luajtën një rol të rëndësishëm në negociatat e deritanishme të dështuara të armëpushimit në luftën njëvjeçare në Gazë. Në raundin e fundit të bisedimeve në mes të tetorit nuk u arrit marrëveshje pasi Hamasi hodhi poshtë një propozim për një armëpushim afatshkurtër.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR