• e shtunë, 29 qershor 2024

Izraelitët besojnë se një e treta e pengjeve janë vrarë në Gazë

Izraelitët besojnë se një e treta e pengjeve janë vrarë në Gazë

Tel-Aviv, 4 qershor 2024 (MIA) - Izraeli beson se një e treta e pengjeve që kanë mbetur në Gazë tashmë e kanë humbur jetën, tregojnë të dhënat e sotme të qeverisë, ndërsa disa zyrtarë besojnë se ky numër është edhe më i lartë.

Rreth 250 persona të rrëmbyer nga Hamasi në Izrael u dërguan në Rripin e Gazës gjatë sulmit të 7 tetorit, rreth pesëdhjetë u liruan në nëntor si pjesë e një marrëveshjeje midis dy palëve. 

Armata izraelite i ka liruar disa prej tyre, ndërsa disa i ka gjetur të vdekur. 

Qeveria njoftoi se 120 persona ende ndodhen në duart e Hamasit, 43 prej të cilëve u shpallën të vdekur bazuar në burime të ndryshme informacioni, duke përfshirë inteligjencën, pamjet e vëzhgimit dhe analizat mjeko-ligjore.

Mediat britanike theksojnë se disa zyrtarë izraelitë besojnë se numri i të vdekurve është më i madh.

Në fillimin e ofansivës izraelite Hamas ka kërcënuar se do t'i vrasë pengjet si hakmarrje për sulmet ajrore izraelite, ndërsa ndërkohë grupi i militantëve njoftoi se disa prej tyre ishin vrarë në sulmet izraelite.  

Izraeli nuk e përjashtoi se kjo të ishte e mundur në raste individuale, por tha se në trupat e pengjeve të gjetura shfaqnin shenja ekzekutimi. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR