Izraeli ka kryer sulme në Siri, të paktën pesë të vdekur
- Izraeli mbrëmë ka sulmuar disa zona në Sirinë qendrore, duke vrarë të paktën pesë persona, 19 janë të plagosur dhe janë shkaktuar zjarre, njoftuan mediat shtetërore siriane.
Damask, 9 shtator 2024 (MIA) – Izraeli mbrëmë ka sulmuar disa zona në Sirinë qendrore, duke vrarë të paktën pesë persona, 19 janë të plagosur dhe janë shkaktuar zjarre, njoftuan mediat shtetërore siriane.
Izraeli në sulmet shënjestroi një numër të madh lokacionesh ushtarake në rajonin qendror, ndërsa forcat e mbrojtjes ajrore siriane kapën dhe rrëzuan disa prej tyre, njoftoi agjencia e lajmeve SANA.
Të paktën 19 persona të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike, janë transferuar në Spitalin Shtetëror Masijaf në provincën perëndimore Hama, si dhe trupat e pesë të vdekurve, deklaroi kreu i spitalit lokal, Fajsal Hajdar. ls/