Izraeli e sulmoi Libanin
- Armata izraelite kumtoi se sot në mëngjes sulmuan caqe në Libanin jugor pasi që disa prej granatave minahedhëse u gjuajtën në territorin izraelit.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:05, 8 tetor, 2023

Jerusalem, 8 tetor 2023 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se sot në mëngjes sulmuan caqe në Libanin jugor pasi që disa prej granatave minahedhëse u gjuajtën në territorin izraelit.
Raketat ranë në rajonin kontestues në malin Dov në kufi me Libanin. Nuk ka informata për viktima të mundshme dhe dëme të shkaktuara materiale.
"Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) po ndërmarrin masa përgatitore për këtë lloj të mundësisë dhe do të vazhdojnë të veprojnë në të gjitha rajonet kur nevojitet të sigurohen civilët izraelitë", ceket në kumtesën e armatës izraelite.
Hamasi dhe organizata të tjera palestineze të prëfshira në luftën e armatosur m Izraelin janë të prnaishëm në Liban.
Së paku 300 civilë e humbën jetën, ndërsa mbi 1.590 janë lënduar në sulmin e madh të Hamasit në Rripin e Gazës ndaj Izraelit. Ndërsa në operacionin izraelit jetën e humbën 232 persona, ndërsa pothuajse 1.700 janë lënduar. ab/
foto: МIА arkivi