• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA-ja dhe Ukraina e nënshkruan marrëveshjen për qasje drejt mineraleve të rralla

SHBA-ja dhe Ukraina e nënshkruan marrëveshjen për qasje drejt mineraleve të rralla

Uashington, 1 maj 2025 (MIA) - SHBA-ja kumtoi se është nënshkruar marrëveshje me Ukrainën për fondin për riokonstruim.

Ministria amerikane e Financave mbrëmë kumtoi se SHBA-ja dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje për formim të "fondit investues për rikonstruim" pas disa javë negociatave të vështira për qasje të SHBA-së drejt resurseve natyrore të Ukrianës.

"Si mirënjohje për mbështetjen financiare dhe materiale që populli i SHBA-së ia dha Ukrainës gjatë invazionit të Rusisë, ky partneritet ekonomik i çon vendet tona të bashkëpunojnë dhe të investojnë së bashku në mënyrë që të sigurohet se resurset tona, talentet dhe aftësitë mund ta përshpejtojnë rikonstruimin ekonomik të Ukrainës", ceket në kumtesë, pa u cekur përmbajtja e marrëveshjes.

Në Kiev dje u kumtua se Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë këtë marrëveshje të rëndësishme për resurset minerale me SHBA-në.

Administrata e presidentit Donald Tramp ushtroi presion për arritjen e marrëvehsjes. Tramp tashmë një kohë të gjatë deklaron se i dëshiron mineralet e rralla ukrainase për SHBA-në si kusht për ndihmën e mëtutjeshme për këtë vend në luftën me Rusinë, që zgjatë mbi tre vite. ab/

foto: Ministria e Fonancave e SHBA-së

QËNDRONI TË LIDHUR